Vetëm 1467 shtetas hynë nga Porti i Durrësit në 3 ditë

Kufizimet në lëvizje që solli pandemia e Covid-19 u reflektuan në numrin e ulët të shtetasve shqiptarë që kaluan kufirin në ditët e para të fillim vitit. Një numër i pakët makinash i janë drejtuar pikës kufitare të Muriqanit këtë 3 Janar, që presin të kalojnë drejt Malit të Zi.

“Një vit më parë këtu ishte radhë kilometrike ndërsa këtë vit nga data 1 deri më tani kanë dale nga territori i Shqipërisë drejt Malit të Zi 520 shtetas shqiptarë dhe 1048 shtetas të huaj”.

Shkak për këtë numër të ulët të lëvizjes është bërë vendimi i shtetit malazez për të lejuar të kalojnë vetëm shtetasit që kanë një tampon negativ. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në 11 Janar. 

Në portin e Durrësit linjat e trageteve me Barin dhe Ankonën funksionuan edhe gjatë fillim-vitit edhe pse numri i pasagjerëve ka qenë i ulët krahasuar me vitet e kaluara. Nga 31 Dhjetori deri në 2 Janar 1467 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 2222 pasagjerë janë larguar në drejtim të Italisë.

Ndërsa në portin e Vlorës të gjitha udhëtimet drejt Italisë janë pezulluar deri në 6 janar, për shkak se ky shtet është në karantinë totale.

Edhe në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës mungon lëvizja, për shkak se Greqia është futur në karantinë të plotë e cila do të zgjasë deri në 11 Janar.

Tv Klan