Javë vendimtare për vendimet politike dhe të sigurisë

Maqedonia e Veriut gjendet para javës vendimtare kur duhet të merren vendime politike, por edhe vendime në aspektin e sigurisë së qytetarëve. Komisioni për Sëmundje Infektive nesër duhet të vendosë nëse do të shfuqizohet ora policore, për hapjen e kufijve dhe fillimin me punë të objekteve hotelerike. Por shifrat e fundit kanë ngritur shqetësime tek autoritetet e vendit.

“Krahas thirrjeve të institucioneve shëndetësore që të mos ketë tubime masive, të respektohen masat për mbajtjen e distancës dhe të kufizimit të lëvizjes, kjo nuk ndodhi. I respektoj festat, por këtë vit festat në gjithë botën festohen më ndryshe, duke e vënë si prioritet shëndetin”.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në gjashtë ditët e fundit në vend janë shënuar 161 të infektuar. Sipas llogaritjeve në një milion banorë, Maqedonia e Veriut është lidere e rajonit me 80 raste. Nuk ka progres as edhe në rastet aktive me Covid-19. Nëse para 5 ditëve kishim 381 raste, tani numri është rritur në 447. 

Tv Klan