Ekspertët prej kohësh dyshojnë se numri i insekteve është duke rënë në mënyrë të ndjeshme.

Disa kërkime në më shumë se 60 zona natyrore të mbrojtura në Gjermani, sugjerojnë që numri i insekteve fluturuese ka rënë rreth 75 % për gati 30 vjet.  Kërkimi përfshinte mijëra bletë, flutura dhe insekte të tjera. Shkaqet janë të panjohura.

Ekspertët mendojnë se rënia e dramatike e numrit të insekteve vjen si pasojë e habitateve, përdorimi i tokës dhe moti.

Kërkimet janë shumë shqetësuese kur mendon faktin se kjo rënie ka ndodhur në një rezervë natyrore që janë për të mbrojtur insektet dhe llojet e tjera të specieve që jetojnë.

Humbja e insekteve ka pasoja shumë të mëdha për të gjithë ekosistemin.

Insektet sigurojnë ushqim për zogjtë, amfibët, lakuriqët e natës dhe zvarranikët ndërkohë që bimët mbështeten tek to për procesin e pjalmimit.

/tvklan.al