Numri i të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 15.090. Gjatë së dielës raportohet për 92 raste të reja dhe 3 viktima tjera, duke e çuar në total numrin e viktimave në 617. Në mesin e viktimave të sotme është edhe një 35-vjeçare nga Resnja, që sikurse njoftohet, ka ndërruar jetë jashtë ambienteve të spitaleve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se vjeshta ka për të qenë e nxehtë, por vendi është i gatshëm tu përgjigjet sfidave. Ai ka lënë të kuptohet se shumë nga parashikimet nuk u realizuan.

“Parashikimet, jo vetëm ne por të gjithë vendet edhe OBSH-ja, i bënim në bazë të karakteristikave të viruseve të grupit të dytë MERS, SARS, ashtu ishin edhe protokollet e testimit konform këtyre përvojave, por është e qartë se kjo pandemi do të zgjasë dhe gjëja e vetme që mund ta ndryshojë në mënyrë thelbësore pasqyrën është vaksina”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ka thënë se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë për nxënësit deri në klasë të tretë, me pajtim të prindërve, duke qenë i prerë kundër prezencës fizike të nxënësve të klasave të katërta e më lartë, në shkollat e Shkupit për shkak të situatës epidemiologjike në këtë qytet.

Klan Plus