Ekonomia ishte këtë të martë në fokusin e konferencës që zhvillohet në kryeministri çdo javë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se edhe ekonomia është në mes të një procesi ndërtimi që ka nevojë për kohë që të përfundojë.

“Nisëm një proces pa karabina. Ndërtuam karabinanë. Kjo karabina duhet të ndërtohet me të gjithë elementët funksionalë”, tha ajo.

Ndër të tjera, ministrja deklaroi se është mbajtur premtimi për numrin e personave të punësuar. Ajo u shpreh se që nga 2013-a në Shqipëri numri i të punësuarve është rritur me 46% në 2019-ën. Denaj u shpreh se numri i të punësuarve në vitin 2019 është në nivelin më të lartë të viteve të fundit.

“Për të vijuar më tej me premtimin e mbajtur për numrin e personave të punësuar me 46% rritje të numrit të tyre. Flasim dhe diskutojmë për premtimet, për 300 mijë vendet e punës për rritje të vendeve të punës, flasim për një rritje konkrete të të punësuarve në nivelin më të lartë të viteve të fundit duke arritur në shifrën e 698 235 për fundin e 2019 me gati 225 mijë vende punë shtesë”, tha Denaj.  

Ministrja deklaroi ndër të tjera se kthimi në sistemet e vitit 2013 nuk sigurojnë qëndrueshmëri në plane afatmesme dhe afatgjate./tvklan.al