Në 3-mujorin e dytë rënie me 5.6 herë e frekuentimit të hoteleve

Zyrtarisht turizimi është sektori më i prekur në Shqipëri nga pandemia e Covid-19. Rënia për këtë industri për gjysmën e parë të vitit është 4 shifrore, jo vetëm sa i përket numrit të vizitorëve por dhe shfrytëzimit të kapaciteve të hoteleve me turistë vendas.

Sipas Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti, i cili përkon me nisjen e sezonit turistik, numri i turistëve ka rënë me 75% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i netëve të qëndrimit në hotele është reduktuar me 76%.

Një vit më pare, gjatë muajve Prill, Maj dhe Qershor u akomoduan në hotelet shqiptare 265 mijë turistë, ndërsa këtë vit numri i tyre rezulton katër herë më i ulët, me vetëm 66 mijë persona, ndërsa numri i netëve të qëndrimit ra me 5.6 herë.

Kriza më e madhe në industrinë e turizimit është për pjesën e rajonit qëndror, Tiranë dhe Durrës. Një vit më parë hotelet në këto zona thithën numrin më të lartë të turistëve, ndërsa për këtë vit situata është përmbysur dhe vizitorët më të shumtë të akomoduar në hotele janë në bizneset e jugut.

Numrin më të lartë të turistëve vazhdojnë ta mbajnë ata nga Kosova, ndërsa këtë vit pandemia rriti dhe numrin e turistëve nga Bjellorusia.

Tv Klan