BBC: 130 mijë viktima më shumë se shirat zyrtare të koronavirusit

Koronavirusi mund të jetë shkak për më shumë vdekje gjatë këtij viti sesa shifrat zyrtare të publikuara nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës. Një analizë e medias britanike BBC zbulon se gjatë muajve të pandemisë, numri i vdekjeve që kanë ardhur si pasojë direkte e infektimit me Covid-19 kapërcen pritshmëritë që bazohen tek trendi i viteve të fundit.

Ky grafik i BBC-së tregon se në gjithë globin, krahas afro 460 mijë vdekjeve nga koronavirusi, ka pasur edhe rreth 130 mijë viktima të tjera mbi pritshmëritë. Fenomeni vërehet veçanërisht në 27 vende të botës. Siç tregon edhe grafiku, për periudhën 24 Shkurt-26 Prill në Italinë e konsideruar si vatra e parë europiane, ka pasur 16 278 vdekje më shumë sesa viktimat e listuara zyrtarisht të Covid-19.

Në Austri, numri i të vdekurve mbi pritshmëritë është më i madh edhe se viktimat e koronavirusit, sipas të dhënave për periudhën 16 Mars-10 Maj. Në vende si Gjermania e Belgjika, nuk ka pasur të vdekur mbi pritshmëritë.

Arsyeja pse ka më shumë vdekje jashtë pritshmërive në vende të ndryshme si Italia e Austria mund të jetë fakti që shumë të prekur nuk kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të mbingarkesës së sistemit shëndetësor. Ndërsa në vende si Gjermania që shquhen për një sistem tepër efikas shëndetësor, nuk ka pasur vdekje mbi pritshmëritë gjatë periudhës së pandemisë.

Covid-19 ka prekur rreth 8.6 milionë njerëz në gjithë globin dhe deri më tani janë shëruar mbi gjysma e tyre.

Tv Klan