Franca numëron 1,331 vdekje nga shpërthimi i koronavirusit, por ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet shëndetësore atje po numërojnë vetëm ata që vdesin në spital dhe nuk po kryejnë ekspertizë mjekoligjore në rastet e pakonfirmuara.

Një zyrtar i lartë i Shëndetësisë në Francë tha se rastet në spitale “me gjasë përfaqësojnë një pjesë të vogël të vdekshmërisë”.

Të dhënat e publikuara në mediat vendase sugjerojnë se në shtëpitë e të moshuarve mund të ketë një numër të lartë vdekjesh që nuk llogariten në numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi.

Presidenti i Shoqatës së Drejtuesve për të Moshuarit duke folur për Ouest France tha se në rrezik mund të jenë 100 mijë rezidentë dhe kërkoi ndihmën e qeverisë./tvklan.al