Të jesh pjesë e familjes mbretërore do të thotë të jesh pjesë e elegancës dhe luksit, sigurisht dhe e protokolleve dhe ndjekjes së traditave. Princeshë Diana ishte ajo që mori guximin dhe theu këto rregulla, duke hyrë në histori si nusja rebele e familjes më të rëndësishme angleze. Tashmë që kanë kaluar vite, duket se në Buckingham asgjë nuk ka ndryshuar.

Me ardhjen në familjen mbretërore të Meghan Markle, e cila i ngjan goxha vjehrrës së saj për thyerjen e rregullave, edhe Kate Middleton po i habit të gjithë.

Një doktor anglez ka krahasuar dy foto të saj, ku në njërën bien në sy rrudhat dhe tek tjetra jo. Ai është shprehur se Dukesha e Cambridge ka filluar të përdorë botox. Ajo që konsiderohej si nusja më përmbajtur e mbretërisë, por nuk paska qenë e tillë.

Menjëherë nisën lajme se Kate ka thyer rregullat, pasi të tilla gjëra janë të ndalura rreptësisht në familjen mbretërore. Pallati mbretëror iu desh të reagonte dhe një përfaqësues është shprehur se kjo është e pavërtetë, pasi Kate dhe familja mbretërore nuk i mbështesin aspak këto gjëra.

Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka mbushur mendjen njerëzve, sepse fotot e kapura nga paparacët tregojnë të kundërtën. Duket se ka ardhur koha që familja mbretërore të ndryshojë disa rregulla.

Klan Plus