Një nuse e cila do martohet së shpejti u kritikua në internet pasi ndau listën e saj qesharake të rregullave në dasmën e saj. Kjo listë i është shpërndarë mysafirëve si udhëzime se çfarë duhet të bëjnë gjatë dasmës si për shembull pjesëmarrja pa telefona.

Pasi postoi listën në Facebook, nusja pyeti përdoruesit e mediave sociale nëse ajo kishte harruar ndonjë kufizim. Lista kishte 11 rregulla dhe duhej dërguar me ftesat e dasmës.

Rregulla të tjera përfshinin “mos u paraqit vonë”, “askush nuk duhet të nxitojë” etj.

Plus, ajo këmbënguli që njerëzit “të mos i zënë rrugën fotografit”, “të mos të veshin të bardhë” dhe “të mos ketë as njoftime apo propozime të tjera”.

Shumë njerëz thanë që kjo listë ishte shumë e vrazhdët dhe duhet të gjejë një mënyrë më të sjellshme për të komunikuar me mysafirët e saj.

“Kjo është e vrazhdë. Ata janë mysafirë, jo të burgosur.

“Nëse dëshironi t’i vendosni mysafirëve tuaj rregulla, atëherë unë mendoj se jeni duke ftuar njerëzit e gabuar”, ishin disa nga komentet e njerëzve.

Sidoqoftë, nusja mbrojti veten dhe tha se nëna e të fejuarit të saj ishte kontrolluese dhe narciziste dhe ka nevojë për rregulla. Pavarësisht kundërshtimit të njerëzve, nusja shprehet se nuk është ajo që vendos dhe është e detyruar që të dërgojë listën tek mysafirët.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk i interesonte çfarë mendonin të tjerët sepse ishte dita e martesë së saj dhe jo e të tjerëve. tvklan.al