Kjo foto e shkëputur nga shesh-xhirimi i filmit “Shtetrrethimi dhe Nusja” është përzgjedhur për të ilustruar kategorinë “retrospektivë” në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Austri. 

Për 75 vjetorin e rezistencës ndaj pushtimit fashist dhe filmat e realizuar në gjithë Evropën me temë Luftën e Dytë Botërore, organizatoret e “The Filmfestival Viennale” zgjodhën si më identifikuese  këtë imazh nga filmi shqiptar i 1978 me regji të Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj.

Jo vetëm kaq, por “Nusja dhe Shtetrrethimi” do të ketë edhe premierën e tij, në dy mbrëmje, në 2 dhe 30 Nëntor.

Kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet në seksionin “Retrospektivë” të një festivali sa të vjetër dhe të njohur në industrinë e filmit.

“Nusja dhe Shtetrrethimi” është në radhën e filmave shqiptar të shfaqur si në Muzeun e Filmit Austriak, me 4 prodhime kinematografike të Xhanfize Kekos apo të Dhimitër Anagnosti, Iris Elezi e Thomas Logoreci, Ismet Sijarina dhe sërish Xhanfize Keko në festivalin e filmit “Crossing Europe” në Linz të Austrisë.

Tashmë radha është e “Nusja dhe Shtetrrethimi” në “O Partigiano”, në projektimin e filmave evropianë me partizanë në një ngjarje të madhe kinemasë në Austri që mbledh me mijëra spektatorë e kineastë nga e gjithë bota.

Tv Klan