I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë sërish i ftuar Ermali i cili në muajin Dhjetor tregoi historinë e tij të dashurisë me një grua nga Gjilani, por prindërit nuk ia pranonin sepse ajo ishte 41 vjeç, pra 7 vite më e madhe se ai. Ata janë njohur në rrjetet sociale dhe kanë krijuar një lidhje online. Edhe pas disa muajsh, Ermali tregon që nuk ka arritur të bindtë prindërit për t’u martuar me këtë vajzë dhe ai nuk e ka takuar akoma.

Një deklaratë që ka bërë shumë bujë në intervistën e parë, ishte fakti që Ermali tregon si është nusja ideale për të ëmën. Ai shprehet se e ëma do që nusja të ketë trupin e saj që t’ja japë fustanet e saj dhe rrobat e tjera. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar shumë të qeshura dhe është bërë meme në rrjetet sociale.

Mirela Milori: Si është një nuse ideale për mamin tënd?

Ermali: Të jetë mosha e vogël, të ketë trupin e mamit se ka fustane që nuk i bëjnë dhe t’ja japë asaj. Mami është trup më i vogël dhe do që nusen ta ketë me trupin e asaj.

Mjaftoi vetëm kjo deklaratë e tij që Ermali të bëhej i famshëm në të gjithë Shqipërinë. I pyetur nga Mirela Milori se si e përballoi këtë gjë, ai shprehet se mamaja e tij u mërzit shumë. Ky moment është riparë sërish në studio dhe Ermali fillon e qesh duke shprehur se e gjitha ka qenë për humor. Mirela i thotë që ai nuk ia di përmasat e trupit gruas që dashuron nga Gjilani sepse nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa Ermali thotë që e ka parë edhe në video.

Ermali: E kam parë dhe si kallëp, në video, tani video veç të jetë me photoshop (qesh).

Mirela Milori: Ky është elementi që mami u mërzit? Çfarë të tha, të tha që çfarë t’u desh me fustanët e mi?

Ermali: Më tha pse e the, vetëm kaq.

Mirela Milori: Po ti çfarë i the?

Ermali: I thashë që më shpëtoi (qesh).

Mirela Milori: Nuk ka asnjë gjë të keqe dhe unë kam një djalë që do shumë kohë që ai të rritet për nuse, por gjërat e mia janë shumë të mira dhe nëse ajo do ketë një fizik po kaq të mirë sa unë do ia jap, se nuk i dihet, mbase nuk e merr kaq të mirë sa unë, kështu që mami duhet të jetë krenare që të marrë një nuse për t’i bëjnë gjërat e saj. Kështu që mami je shumë mirë, mos mendo se është thënë me kuptimin e keq gjithçka.

Mirela Milori: Duke qenë një gjë virale ka pasur meme pafund dhe ke patur ngacmime pafund se është bërë ylli i Instagramit në atë periudhë dhe do bëhet prapë tani.

Ermali: Edhe në TikTok.

Mirela Milori: Vazhdon përsëri online të dashurojë të njëjtën vajzë pavarëisht se ka pasur kërkesa, madje dhe nga Tirana. Çfarë ndodhi pas këtyre memeve dhe pasi u bëre hit.

Ermali: Kur i kam parë për herë të parë ato, u habita edhe në TikTok edhe në Instagram edhe në Youtube.

Mirela Milori: Pastaj në llogarinë tënde Instagram u shtuan ndjekësit apo u shtuan mesazhet?

Ermali: Pak ndjekësit dhe shumë mesazhet me natyrë të ndryshme. Për shembull më doli njëra që ishte 45 vjeç dhe i thashë unë, s’po e mbaj dot atë 41 do të të mbaj ty 45 vjeç (qesh).

Mirela Milori: Po kështu oferta kishe që ndonjë gocë të të thoshte që…

Ermali: Më pyesnin ti je ai tek emisioni? Më thoshin bëj një foto kështu, kape veshin, bëje këtë të të shoh je ti apo jo. /tvklan.al