Dje ndamë videon e bërë virale të në çifti të sapomartuar Oksana Balandina dhe Viktor Vasyliv, kërcimi i dasmës së tyre në një spital në Lviv, u bë mjaft viral.

Vetëm disa javë më parë, 23-vjeçarja nga Ukraina, Balandina humbi të dyja këmbët kur një bombë shpërtheu teksa ata po shkonin në shtëpi në Lysychansk.

Duke kujtuar momentin kur ndodhi, ajo tha:

Kam arritur vetëm t’i bërtas: “Zemër, shiko! Më shikoi kur shpërtheu bomba, rashë me fytyrë në tokë. Në kokën time kishte një zhurmë të madhe. Pastaj u ktheva dhe fillova t’i grisja rrobat. Mendova se do të ishte më e lehtë të merrja frymë.

Vasiliv, i cili po ecte pas saj, nuk u lëndua, por tha se pothuajse u dorëzua kur pa partneren e tij që nuk mund të ecte dot.

“Po të mos ishte Oksana, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur. Ajo është kaq e fortë. Asaj nuk i ra të fikët. Ishte Oksana ajo që koordinoi veprimet tona,” tha ai.

Balandina e ka kaluar muajin e fundit duke u trajtuar në spitale anembanë vendit dhe ka humbur të dy këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë.

“Nuk doja të bëja një jetë të tillë, kam dy fëmijë. Nuk doja që të më shihnin kështu. Nuk doja të isha barrë për askënd në familjen time. Por falë mbështetjes, e pranova. Më duhet të vazhdoj të jetoj. Nuk është fundi i jetës. Nëse Zoti më la gjallë, ky është fati im”, u shpreh ajo./tvklan.al