Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e një çifti, i cili jeton në Udine të Italisë. Fiqirete kërkoi ndihmën e programit, për ti bërë një surprizë vjehrrës së saj, nënës së bashkëshortit Indrit.

Zonja Zylfie ka 12 fëmijë dhe kjo situatë e vështirë që po kalon e gjithë bota për shkak të përhapjes së koronavirusit, e ka shqetësuar së tepërmi atë. Nusja dhe djali i saj u shprehën se ajo rri gjithë kohës duke qarë dhe duke menduar për ta. Por ata duan që ajo mos shqetësohet. se ata janë shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi doni ti çoj zonjës Zylfie? Cili është meraku juaj?

Fiqirete: Atëherë meraku jonë është sepse mami i Indritit, para një viti ishte këtu dhe fatkeqësisht u diagnostikua me një emboli pulmonare dhe meqë Indriti është fëmija i 12,  çuni i pleqërisë kur i thonë?

Ardit Gjebrea: 12 fëmijë zonja Zylfie?

Fiqirete: 12 dhe ajo gjithmonë është merak për të gjithë, normale se ne jemi vetë prindër sot. Kemi 2 fëmijë, por jemi gjithmonë të shqetësuar për fëmijët tanë.  Kurse ajo ka 12, edhe pse njëra ka ndërruar jetë, por gjithsesi ka lënë nipin.

Ardit Gjebrea: Ka 12 familje le të themi?

Fiqirete: Po dhe është gjithmonë e shqetësuar. Edhe fatkeqësisht ajo nuk ka patur një jetë të lehtë, ka qenë gjithmonë e vuajtur.

Ardit Gjebrea: Ju do më jepni mesazhin, do më jepni dhe adresën dhe nesër do më keni në familjen e zonjës Zylfie

Fiqirete: Shumë faleminderit!

Ardit Gjebrea: Tani në këto momente, kur ju nuk mundeni të jeni afër njëri-tjetrit, unë jam pjesë e familjes tuaj dhe shkoj unë. Pa merak fare!

Fiqirete: Shumë faleminderit dhe mesazhi që do i jepnim nënës së Indritit ishte ky, sepse ne kishim prerë faktikisht biletën për të shkuar në Greqi këtë vit dhe kështu siç po ndodhin gjërat tani, nuk do jetë e mundur. Ajo ishte gjithmonë në merak dhe thoshte t’ju shoh dhe njëherë të gjithëve këtë vit në Shqipëri. Ne jemi 6 motra dhe vëllezër të Indritit këtu, me familje dhe çdo gjë të stabilizuar dhe ne flasim dhe në emër të atyre, që ti themi që edhe këtë vit, ne nuk do shkojmë në Greqi, edhe pse biletën e kemi prerë, por do shkojmë ta takojmë në Shqipëri. Por ajo nuk e di këtë gjë.

Indrit: Edhe ti themi të rrijë sa më e qetë, se ajo tani është shumë e shqetësuar nga neve, rri vetëm duke qarë, mendon vetëm për neve thotë: Si jeni? Rri çdo moment duke marrë në telefon. Shpesojmë që asaj ti mbushet mendja që ne jemi me të vërtetë shumë mirë./tvklan.al