Nusja surprizon vjehrrën, Ardit Gjebrea maskohet si shef Toma

https://youtu.be/ESxSmGZnpxY


Nusja surprizon vjehrrën, Ardit Gjebrea maskohet si shef Toma

19:00 17/05/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme raportin e veçante mes nuses dhe vjehrrës. Gisela ndodhet në Prishtinë dhe ajo për shkak të masave të marra si pasojë e virusit, e ka të pamundur që të jetë pranë vjehrrës në ditëlindjen e saj. Prandaj vendosi që të kontaktojë me programin për t’i bërë asaj një surprizë.

Ardit Gjebrea para se t’i cojë zonjës Barije mesazhin që nusja ka për të, i organizon edhe një surprizë të bukur dhe tepër të veçantë.

Surpriza realizohet në dyqanin ku Gisela është njohur me vjehrrën e saj.  Nje ekspert tatimor shkon aty për t’i bërë asaj një “kontroll”. Zonja Barije nuk ndodhej në dyqan, por pasi shitësi e lajmëron, ajo vjen menjëherë aty.

Ardit Gjebrea maskohet si shef Toma dhe vjen brenda biznesit të zonjës Barije. Ajo befasohet kur kupton që e gjithë surpriza ishte organizuar nga nusja e saj./tvklan.al



Të ngjashme