Ajo që supozohej të ishte një dasmë e bukur, ka përfunduar me publikimin e një video tradhtie. Një biznesmen në Singapor ka publikuar në ditën e tij të dasmës pamjet që tregojnë tradhtinë e bashkëshortes.

Ai dyshonte se e fejuara e tij shkonte me një burrë tjetër dhe për këtë pagoi një detektiv privat që ta ndiqte. Ai zbuloi se gruaja e tradhtonte dhe e kishte filmuar momentin kur hynte me dashnorin në një hotel disa javë para dasmës së tyre.

Dhëndri nuk mund të rrinte pa bërë asgjë dhe kishte menduar gjithçka deri në detaje. Në ditën e dasmës së tyre, ai kishte bërë një klip me momentet më të bukura të tij dhe të fejuarës, kur papritur në video shfaqen pamjet e nuses duke hyrë në hotel me dashnorin. Pamjet u shfaqën përpara të gjithë të ftuarve të dasmës.

Pas publikimit të videos, thuhet se nusja doli jashtë sallës e turpëruar dhe e poshtëruar. Sa për dhëndrin, vlen shprehja “hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”. Emrat e çiftit në fjalë nuk janë bërë me dije. /

tvklan.al