Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të dashurisë së zonjës Gisela. Njohja e tyre ka qenë një rastësi, por Gisela thotë se ata ishin bërë për njëri-tjetrin.

Filimisht ajo është njohur me vjehrrën e saj dhe mes tyre ka lindur një miqësi shumë e madhe. Ka qenë thjesht një bisedë në dyqan, ajo që më pas u bë pikënisja e një historie shumë të bukur dhe të veçantë dashurie me djalin e saj.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për vjehrrën tënde!

Gisela: Është shumë unike në llojin e saj, mund të them me plot bindje se nuk ka tjetër si ajo.

Ardit Gjebrea:  E s’ke parë vjehrrën time!

Gisela: Njohja ime me të ka qenë e veçantë, rastësore, por kot nuk thonë që rastësia është mbret i botës dhe ne rastësia na njohu. Jemi njohur në dyqanin e parë në rrugën Don bosko, punonte ajo bashkë me vajzën e saj. Kisha vite që e bëja atë rrugë faktikisht, po nuk e kisha vënë re se ai dyqan ekzistonte aty. Një ditë futem rastësisht për të blerë një dhuratë, edhe rastis që shkëmbejmë një bisedë të shkurtër me zonjën e dyqanit. Rastësore por mbresëlënëse dhe tepër rrënjësore për të ardhmen tonë. Ndërkohë që vajza e saj po na dëgjonte, ndërhyn dhe më pyet nëse kisha ndonjë lidhje në jetën time. Pasi mori përgjigjen që ajo donte.

Ardit Gjebrea: Që jo?

Gisela: Që jo sigurisht!

Ardit Gjebrea:  Sa vjeç ishe?

Gisela: Atëherë isha 22.

Ardit Gjebrea: Pra ti nuk je njohur me bashkëshortin tënd, je njohur me vjehrrën në fillim.?

Gisela: Po me vjehrrën time në fillim, ka qenë dashuria ime e parë, pastaj jam dashuruar me Gentin tim.

Ardit Gjebrea: Ajo kaq shumë të pëlqeu ty, sa të tha je beqare.

Gisela: E vërtetë. Nuk e di se çfarë fola, nuk e di se çfarë thashë. E kalova me shaka, me sportivitet, mirëpo fytyrat tona për njëra-tjetrën u bënë shumë të njohura. Unë kaloja çdo ditë për në punë dhe ne dashje pa dashje u bëmë shoqe.

Më tej, Gisela tregon se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin bërë për njëri-tjetrin./tvklan.al