Bukuria ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” përballë kushërirës dhe njëkohësisht kunatës së saj, Nashiferit dhe mbesës, Dorinës. Me Nashiferin dhe Dorinën u njohëm në seancën e ndërmjetësimit të 26 nëntorit në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Deklaratat e tyre se vjehërrit janë lënë pas dore nga 6 fëmijët dhe kanë qenë veç Nashiferi dhe bashkëshorti që kujdeseshin për ta, kanë prekur Bukurien. Ajo thotë se edhe bashkëshorti i saj i ndjerë, Ferdi ka kontribuar për prindërit, por ndërsa thotë këto fjalë, Dorina e ndërpret. E lodhur nga situata, Bukuria i kthehet keqazi mbesës duke mos u rezervuar më në reagimet e saj.

Bukurie: Pusho! Pusho të thashë! Mos më nxirr nga kontrolli se jam me plastikë në kokë dhe nuk  bëj si ti! Edhe jam nëna jote dhe duroj dhe kam edhe burrin në dhe, kam edhe fëmijët në kurbet!

Dorina: Bukuri, a ke turp që përmend operacionet? Po flasim për sëmundje të rëndë këtu, nuk po flasim për operacione lindjesh! Të lutem shumë tani, mos më bëj edhe mua të kaloj të dal jashtë vetes!

Bukurie: Ua o gocë, unë nuk dua të flas! Të thashë edhe njëherë, jemi të veçantë nga njëri-tjetri! Mua nuk ma lë ndërgjegjja ime të flas atë që flet ti! Pyete publikun të gjithë, a kanë fjalor ndonjëherë, gjaknxehtësi me njëri-tjetrin në familje? Nuk do të thotë…

Dorina: Do të të bëj një pyetje.

Bukurie: Do të ta bëj unë një pyetje se ti po gërricesh shumë! Kush të ka operuar?

Dorina: Mua më ka operuar doktori!

Bukurie: Kush financoi?

Dorina: Kush financoi? 1000 euro që ka dhënë xhaja im, jo Berti, Iliri ia kam kërkuar borxh dhe atë borxh do ia laj!

Bukurie: Dorina, flasim jashtë kësaj studioje! Lani gojën që të gjithë se Ferdi ka qenë më i drejti dhe më punëtori! Si nuk e ofendove? E mohove?

Dorina: Nuk ta mohoi njeri Ferdin!

Bukurie: Zonja Eni, zoti Ardit, është thënë këtu që ato prindërit janë braktisur nga të gjashtë kalamajtë përveç këtyre zonjave këtu? Janë braktisur prindërit!

Publiku voton për Bukurien. Bukuria është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e një pjesë të banesës në Papër të Elbasanit ku qëndron familja e Nashiferit. Në këtë pikë, Dorina i bën një pyetje të pavend që nxit ndërhyrjen e Gjebreas.

Bukurie: Unë për këtë kam ardhur! Nëse ti je pa pronë, i kam thënë edhe zonjës Eni, më vjen shumë keq, e kam si motër, dy gjyshet tona janë motra! Ik se nuk flas!

Dorina: Kujt ia jep pjesën?

Bukurie: Kujt ia jap pjesën? E di unë kujt ia jap! S’dua të ta them? Çfarë do ti?

Ardit Gjebrea: Për sa kohë që i drejtoheni dikujt, “kujt do t’ia japësh ti pjesën tënde”, kur thua “pjesën tënde” do të thotë që është pjesa e saj. Si mund t’i thuash ti “kujt do t’ia japësh ti pjesën tënde? Është pjesa e saj dhe ajo do ia japë kujt të dojë.

Dorina: Ajo t’ia japë kujt të dojë, por unë jam me 10 operacione.

Ardit Gjebrea: Shiko, mua më erdhi keq që në një moment xhaxhai yt tha, nga ajo që unë kuptova nga xhaxhai yt është që ai nuk e llogarit fare mamin tënd si nusen e tij sepse gjatë gjithë kohës përmendte gruan e parë, “ai është ndarë” dhe duke thënë non stop “është ndarë, është ndarë, është ndarë” do të thotë që nuk të llogariste dhe për këtë pjesë më vjen keq, për këtë pjesë unë jam me ty. Por për pjesën e saj dhe ti e pe që edhe publiku është me zonjën.

Dorina: Ai nuk llogarit prindërit e vet.

Ardit Gjebrea: “Nuk më intereson, unë kam ardhur të vë në vend dinjitetiin dhe të shpreh çfarë bashkëshorti im i ndjerë, në momentin që u veçua vetëm familja juaj me prindërit” dhe nuk u përmend në asnjë moment bashkëshorti i zonjës Bukurie, ajo thotë “edhe bashkëshorti im ka bërë diçka për prindërit e vet” dhe erdhi sot që të vinte në vend këtë nder të cilin publiku ia shpërbleu me votim. Unë jam me ty për këtë që dëgjova, por që t’i shkosh nuses së xhaxhait “kujt do ia japësh pjesën tënde”, përpara, kaq afër në fytyrë, këtu distancohem. Kaq./tvklan.al