Autoritetet ruse angazhuan ushtrinë dhe zjarrfikësit për të shuar flakët në disa qytete të Siberisë

Moti i nxehtë në Moskë vendosi një rekord të ri të nxehtësisë në të gjitha kohërat ndërsa temperatura u rrit në 32,7 gradë Celsius.

Sipas qendrës ruse të kërkimit të motit Phobos, kjo është dita e pestë gjatë këtij muaji që temperatura ditore tejkalon 30 gradët. Meteorologët ia kane atribuuar të gjithë këtë ngrohjes globale.

Termometri i vendosur në sheshin e Kuq tregoi temperaturë edhe më të lartë, 37 Celsius. Ekspertët janë shprehur se ato po thyejnë rekordin e viteve 1936, 1951 dhe 2010.  Edhe këtë herë qytetarët shfrytëzuan liqenet si dhe çdo lloj mjeti të mundshëm për t’u freskuar në këtë të nxehtë ekstrem. Grupe njerëzish u filmuan në Sheshin e Kuq duke brohoritur dhe qeshur ndërsa autobotet hidhnin ujë drejt tyre.

Ndërkaq ushtria ruse dërgoi aeroplanë zjarrfikës për të luftuar zjarret e mëdha që kanë mbuluar qytete siberiane. Banorët kanë akuzuar autoritetet për mos marrjen në kohë të masave në një rajon që nuk ka parë kurrë një valë të tillë të nxehtësisë.

Rreth 800 mijë hektarë me pyje në rajonin Yakutia në veri të Siberisë janë në rrezik nga flakët. Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ministrinë e mbrojtjes të ndihmonte autoritetet lokale. Zjarret në Siberi kanë rritur frikën rreth shkrirjes së dëborës.  Në Siberi, qyteti i Yakutsk regjistroi temperaturën 35 gradë Celsius, një nga vendet më të ftohta që nuk ka parë kurrë temperatura kaq te larta. Ekspertët janë shprehur se temperatura është 8-10 gradë më e lartë se norma.

Klan News