Megjithëse tre ditë përpara Krishtlindjeve dhe sa më shumë ditë përpara Vitit të Ri , nxënësit e shkollës “Pjetër Budi” kanë festuar sot së bashku me mësuesit dhe prindërit e tyre. Përfundimi i këtij viti do të shënonte dhe mbarimin e semestrit të parë për ta. Dita e fundit e shkollës përfshinë këtë ceremoni të veçantë me këngë recitime dhe imitime ku nuk do të mungonte përshëndetja e këtyre fëmijëve dhe për nxënësit kosovarë.

Fundi i kësaj ceremonie do të gëzonte edhe më shumë nxënësit e dalluar me dhurata që bordi i shkollës dhe vetë prindërit sponsorizuan për këto fëmijë. Jo vetëm këta por dhe nxënësit e shkollës të fshatit Sos, kanë mbyllur sot vitin e tyre shkollor duke sjellë kështu mes këngëve dhe poezive mesazhe paqeje dhe copëza të jetuara jete. Duke shpresuar që jeta e tyre duhet të vazhdojë kështu, si kjo ditë feste, jo vetëm për ta por për gjithë popullin shqiptar./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti