Nxënësit i bëjnë presion dhe shtyjnë me duar mësuesin, i bëjnë video dhe më pas…


Nxënësit i bëjnë presion dhe shtyjnë me duar mësuesin, i bëjnë video dhe më pas…

21:04 24/12/2019

Mesa duket problemet sociale nuk kanë të përfunduar në vendin tonë. Emisioni “Stop” solli një video nga një shkollë në Bulqizë. Mësuesi i matematikës, Behar Dani është filmuar nga nxënësit në një situatë kaotike në klasë.

Videoja është e bërë dhe dërguar nga vetë nxënësit. Këta të fundit shfaqen duke shantazhuar me fjalë mësuesin e matematikës. Ata i bëjnë presion që Dani të mos u vërë nota të ulëta. Situata arrin deri aty saqë edhe e shtyjnë me duar. Videoja duket që është filmuar qëllimisht.

Nxënësi 1: Po mirë më fal.

Mësuesi: Për çfarë të fal? Unë të përplas një 4 dhe…

Nxënësi 1: Hë njëherë përplase, përplase…

Nxënësi 2: Kontrolloje dyfletëshin.

Mësuesi: A do e zgjidhësh a jo?

Nxënësi 2: Kontrolloje dyfletëshin. Mos ma vër 4 mo ooo!

MËsuesi: Po hiqi ato duar tashi.

Nxënësi 2: Mos ma vej 4.

Mësuesi: A do i heqësh ato duar apo jo or ti…

“Këto janë rëndomë në të gjitha shkollat shqiptare”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

“Këta çunat që bëjnë video dhe tallen me profesorët harrojnë një gjë. Që mbrapa tyre ka një tufë me nxënës që duan të bëhen diçka në jetë i dashur. Kështu që nuk kanë ndërmend të merren me këto gallatat tuaja”, tha gjithashtu Gentian Zenelaj.

Ndërkohë, “Stop” solli edhe një video tjetër nga qyteti i Laçit. Teksa ky qytet ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, shumë qytetarë i janë drejtuar bashkisë për të marrë një certifikatë familjare.

Mirëpo disa qytetarë kanë filmuar punonjësit e bashkisë së Laçit, duke lundruar në internet e rrjete sociale, ndërsa ata presin dy orë në radhë./tvklan.al





Të ngjashme