“Mësimi në bankat e shkollës është më efektiv sesa ai online”

Nxënësit do të mësojnë vetëm në shkolla dhe jo më online dhe orët e mësimit do të jenë të shkurtuara, po ashtu kërkohet me përpikmëri zbatimi i protokolleve anti-Covid.

Prindërit dhe gjyshërit e kanë pritur mirë rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi shpesh mësimi online ka patur dhe probleme. Po ashtu dhe të vegjlit shprehen se mësimi në shkollë është më efektiv.

Edhe pse kanë mbetur pak javë nga mbyllja e vitit shkollor, gjimnazistët e shohin si një mundësi të mirë rikthimin në bankat e shkollës. Teksa sistemi parauniversitar i ka dhënë fund mësimit online, ende nuk ka një dritë jeshile për rikthimin e studentëve në auditore, ndaj deri në një vendim të ekspertëve mësimi do zhvillohet vetëm online.

Klan News