Nxënësit shqiptar pajisen me diploma italiane (05 Nëntor 1998)

Nxënësit shqiptar pajisen me diploma italiane (05 Nëntor 1998)

11:20 05/11/1998

Një klasë me rreth 30 nxënës do të kenë të drejtën që diploma e tyre në fund të ciklit 5-vjeçar të shkollës, të njihet dhe në Itali. Këta nxënës do të mësojnë një program mësimor që është i ngjashëm me shkollat italiane, por që do të miratohet nga Ministria e Arsimit. Nxënësit e kësaj klase, diplomat e të cilëve do të njihen dhe jashtë Shqipërisë, janë seleksionuar nga konkurse të veçanta. Atashehu kulturor në Ambasadën Italiane, duke përshëndetur hapjen e këtij seksioni, shprehu besimin e tij se ky hap është një dritare e re për këta të rinj, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe. Seksioni i gjuhës italiane pas atij francez, ka një program ndryshe nga klasat e tjera. Drejtori i shkollës si dhe Zëvëndësministrja e Arsimit Hafizi, tha se hapja e seksioneve të tilla do të sillte një përgatitje sa më të mirë të nxënësve si dhe hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit.

Pamje nxënësit e Italishtes. Atashehu Kulturor i Ambasadës Italiane, zëvëndësministria e Arsimit Hafizi./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj

Të ngjashme
UKT