policia

Tre të plagosur dhe një i arrestuar është bilanci i një përplasje me armë në Mbrostar të Fierit. Sherri mes tre personave ka nisur pas një debati për motive të dobëta. Më pas palët kanë nxjerrë armët dhe kanë shtirë ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë mbeti i plagosur 20-vjeçari Albion Bullgari, i cili mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Fierit. Policia arrestoi në flagrancë Arian Gegën, 44 vjeç, banues në fshatin Ndërmënas, Fier dhe  Albes Gegën, 23 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko të Fierit.

Mbi ta rëndon akuza e “Vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe armëmbajtje pa leje.

Tv Klan