Një grua u nxorr e gjallë këtë të shtunë nga rrënojat e shtëpisë, e cila u shemb gjatë tërmetit të së premtes në Turqi. Mediat bëjnë të ditur se gruaja quhej Azize dhe kishte ngecur nën rrënoja për 17 orë. Pasi u nxorr, ajo u bëri thirrje ekipeve të kërkim-shpëtimit që të shpëtojnë fëmijët e saj.

“Fëmijët e mi janë atje, poshtë derës. Shpëtojini”, dëgjohet të thotë gruaja.

Ishte telefoni që i shpëtoi jetën Azizes. Mediat turke kanë shpërndarë videon e një anëtareje të ekipeve të kërkim-shpëtimit, e cila foli me gruan nën rrënoja.

Ajo i bëri thirrje që të qetësohej dhe të fliste me fëmijët. Punonjësja i kërkoi që asnjë të mos e zinte gjumi dhe se ndihma do t’i shkonte shumë shpejt.

“Azize thirri të gjithë. Zgjo fëmijët. Mos lër asnjë të flejë. Merr frymë me hundë, me buzë qetë, qetë”, dëgjohej t’i thoshte ajo.

Autoritetet turke janë duke u përpjekur që të nxjerrin sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave, të cilat u shembën pas tërmetit 6.8 të shkallës Rihter që goditi vendin mbrëmjen e së premtes. Nga lëkundjet e 24 Janarit deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 22 persona./tvklan.al