Ekipet e emergjencës kanë nxjerrë një trup të pajetë nga gërmadhat e hotel “MiraMare”. Viktima është një 54-vjeçar, që dyshohet se ka qenë punonjës i hotelit.

Trupi i tij u nxorr pas më shumë se 48 orë kërkimesh nga ekipet e emergjencave, shqiptarë e ndërkombëtarë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se numri i viktimave rritet në 41. /tvklan.al