Vendimi i UEFA-s për shkelje të Fair Play financiar nga Milan do të dalë në ditët e ardhshme dhe për “New York Times”, mund të përjashtohet nga kupat e Europës. Gazeta e njohur amerikane zbulon se ky është rekomandimi i dy prej pjeswmarrësve në Komisionin Hetimor. Burimi është anonim dhe në rast se vendimi do të jetë për përjashtim do të ishte një tjetër goditje për futbollin italian.

UEFA nuk arriti të bindë drejtuesit e Milan që të pranonin marrëveshjen për uljen e shpenzimeve. Problemet u shfaqën pas blerjes së klubit nga pronarët kinezë, të cilët morën një pjesë të parave nga një fond investimesh amerikan.

Borxhi duhet paguar deri në Tetor të 2018. Te Milan shpresojnë që masat të jenë më të buta, gjobë ose pezullim i merkatos. Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League.

Tv Klan