Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka postuar disa mesazhe që i kanë ardhur nga fansat në Instastory, të cilët e pyesin ose e komplimentojnë për filmin “Falco”.

Ai ka zgjedhur mesazhet më pikante që e kanë bërë të qeshë, duke i ndarë kështu me të gjithë.

O loku kur do ta futësh atë filmin në Youtube se jam në burg e dal në vitin 2023, e s’kam ku ta shikoj, fute në Youtube ta shikojmë edhe ne  burgazhinj5të e Anglisë”, është një nga mesazhet.

Kam shkuar tre herë për ta parë, 3 herë ka rënë tërmet, si t’ia bëj?!”, është një tjetër mesazh. /tvklan.al