Itali- Duket si një histori e një filmi të frikshëm, por në fakt është një ngjarje e vërtetë e ndodhur në komunën e Colorno-s në Parma, në vitin 2018. Kështu shkruajnë mediat italiane.

Ajo, italiane, 25 vjeç, e papunë.  Ai shqiptar, 23 vjeç me precedentë të mëparshëm penal. Dy të rinjtë pas një njohje shumë të shkurtër vendosën të jetojnë bashkë. Deri këtu gjithçka ishte në rregull, më pas filloi ferri i vërtetë. Fyerjet dhe kërcënimet e para, pastaj rrahjet dhe madje edhe dhunë seksuale. I riu shqiptar detyronte partneren e tij të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Por nuk mjaftoi me kaq. 23-vjeçari shqiptar e detyroi të dashurën e tij të martohej në mënyrë që të bëhej me letra. Në muajin Qershor ata realizuan një festë ku celebruan dhe martesën e tyre.

Pas dasmës, dhuna vazhdoi, çdo ditë.  Kanë qenë shërbimet sociale atë që kanë venë re se çifti kishte probleme financiare dhe më pas kanë detyruar italianen të kryente denoncim dhe të reagonte lidhur me dhunën që po i nënshtrohej.

Pasi ka kallëzuar bashkëshortin e saj në polici, e reja ishte nënshtruar disa vizitave ku mjekët kanë konstatuar lëndime të shumta në trupin e saj.

25-vjeçarja vendosi të mos shkonte më në shtëpinë ku ata jetonin dhe nuk kontaktoi me burrin e saj. Ky i fundit iu drejtuar karabinierëve për të raportuar për zhdukjen e gruas, por u arrestuar. Shqiptari akuzohet për keqtrajtim familjar dhe dhunë seksuale.

/tvklan.al