Për të gjithë ju që keni paqartësi sa i takon mënyrës si duhet të votoni më 11 Maj, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i shpjegoi në detaje të gjithë hapat sonte në studion e “Opinion”. Fleta e votimit është tejet voluminoze, kështu që mund të krijohet konfuzion. Ne do të shkruajmë shkurtimisht për ju pikat kyçe që duhet të keni parasysh.
• Së pari, ka dy mënyra votimi: Për partinë ose koalicionin e partive! Pra, ti mund të votosh vetëm subjektin politik dhe të mos vësh kryq tek emri i një kandidati. Po ashtu e anasjellta, mund të çosh votën për një kandidat edhe pa zgjedhur parti politike.
Kujdes! Edhe nëse vini dy kryqe, fleta e votimit është përsëri e vlefshme.
• Por nëse voton një parti, edhe kandidati duhet t’i përkasë po asaj partie. Në rast të kundërt, vota juaj nuk vlen! (Përshembull nëse ju votoni një parti, por edhe kandidatin e një partie tjetër)
“Do duhet të zgjedhë, o partinë o kandidatin! Nëse voton vetëm kandidatin, vota i shkon edhe partisë”, theksoi Celibashi.
• Në fletë votimi janë edhe emrat e ‘garuesve’ në listë të mbyllur. Nëse vë kryqin tek njëri prej emrave tek kjo listë, fleta e votimit nuk “del jashtë loje”, por ama nuk ka sens! Vota juaj s’ka vlerë në këtë rast.
• Renditja e kandidatëve për deputet bëhet në bazë të votave më pas, për marrjen e mandateve. Megjithatë respektohet rregulli që kandidati i tretë në çdo listë duhet të jetë grua.
/tvklan.al