Është kthyer në një komedian mbrëmjen e djeshme, Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë darkës së  përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespondentëve, në Washington.

Batutat më të spikatura i pati për njërin prej kandidatëve republikanë, në garën presidenciale të SHBA -së, Donald Trump, ç’ka e bënë sallën të pushtohej nga të qeshurat.

“Me çfarë është i angazhuar ai ndër të tjera? Mos është duke ngrënë në shtëpi një biftek ‘alla Trump’?Ndoshta duke postuar komente fyese në Twitter për Angela Merkelin? Është e qartë, sigurisht do kisha edhe material të tjera, por jo jo, nuk dua t’i dedikoj më shumë kohë Donaldit”.

Batutat e tij, Presidenti Obama i vijoi më tej, kur iu drejtua manjatit të pasurive të paluajtshme me tallje se,’

Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si Miss Suedinë, Miss Argjentinën apo Miss Azerbajxhanin’.

Si epilog të mbrëmjes kishte gjetur një mënyrë krejt origjinale. Fjalimin e tij e përfundoi me fjalët, “jashtë Obama”, që u shoqërua edhe me një hedhje mikrofoni.

Tv Klan