Ish-çifti presidencial ka qëndruar me qira ne këtë godinë

Kjo është viza luksoze në brigjet e Oqeanit Atlantik që çifti Barcak dhe Michelle Obama kanë ndërmend t’a blenë. Të paktën siç shkruhet nga disa të përditshme amerikane.

Vila luksoze dykatëshe ka një çmim të kripur, rreth 15 milionë dollarë. Ka dy kate, me një sipërfaqe totale 641 metra katrorë, 7 dhoma, pishina, etj. Ndodhet në ishullin Martha’s Vineyard, rreth 300 kilometra në verilindje të Nju Jorkut në vijë ajrore.

Vila është në pronësi të Uiklif Grousbekut, presidentit të ekipit të basketbollit Boston Selltiks. Mediat shkruajnë se çifti ka qëndruar me qira për disa kohë në këtë vilë, e cila mesa duket i ha hyrë në zemër aq sa kanë vendosur të shpenzojnë edhe shumën e konsiderueshme.

Prej 2017-ës, ish-çifti presidencial jeton në këtë vilë në kryeqytetin Uashington, që është 100 metra katrorë më e madhe, në të njëjtën zonë me Ivanka Trumpin, të bijën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe themeluesin e rrjetit Amazon, Jeff Bezos.

Tv Klan