Obama: Do të punoj me vullnet të plotë me shumicën Republikane




Obama: Do të punoj me vullnet të plotë me shumicën Republikane

22:43 05/11/2014 ObamaPresidenti amerikan Barak Obama ka premtuar se do të punojë me vullnet të plotë me shumicën republikane në të dy dhomat e Kongresit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se rezultati i zgjedhjeve të një dite më parë është i qartë.

Barack Obama President i SHBA:“Populli amerikan përçoi një mesazh, që kanë disa zgjedhje që e theksojnë. Presin që njerëzit që kanë zgjedhur të punojnë fort, ata presin që ne të fokusohemi te ambiciet e tyre dhe jot e tonat. Ata duan që ne të zgjidhim problemet, të gjithë ne në të dyja partitë. Të gjithë ju që votuat, ju dëgjova, por edhe ju 2/3 që nuk morët pjesë në proces ju dëjova gjithashtu!”

Më herët, ishte lideri i ri i shumicës së Senatit, republikani i rizgjedhur, Miç MekKonëll, i cili i ofroi Presidentit bashkëpunimin e forcës së tij politike në 2 vitet e mbetura të mandatit presidencial.

Çështjet më të nxehta në politikën e brendshme amerikane natyrisht që do të jenë Ligji i Sigurimeve të detyrueshme shëndetësore; taksat; shpërndarja e buxhetit, problemet e enrgjisë dhe emigracioni.

Zgjedhjet e një dite më parë dhanë një rezultat të pritshëm për republikanët, të cilët rimorën kontrollin e Senatit pas 8 vjetësh. Ata kanë 52 nga 100 vendet e Dhomës së Lartë të Kongresit. Përsai i përket Dhomës së Përfaqësuesve me 435 mandate, republikanët udhëheqin bindshëm 244 me 179.

Tv Klan




Të ngjashme