obama-shooting

Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se nuk njihen ende motivet e masakrës së të mërkurës, ku mbetën të vrarë 14 persona, në qendrën e personave me aftësi të kufizuara, në San Bergentino të Kalifornisë.

Obama u shpreh se FBI -ja po heton në disa pista, ku nuk përjashtohet ajo e sulmit terrorist apo e zënkës për shkak të vendit të punës. “Dua t’i siguroj amerikanët se do t’i shkojmë deri në fund dhe se kjo çështje do të zbardhet”, tha Obama.

Sa i përket çështjes së shumëpërfolur mbi armëmbajtjen, Presidenti amerikan ritheksoi se duhet rishikuar dhe ashpërsuar ligji për të drejtën e armëve.

Autorët janë dy bashkëshortët: 28 – vjeçari, Sijed Faruk dhe 27 – vjeçarja Tashfin Malik, të cilët u ekzekutuan më pas gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Të dy me veshje ushtarake dhe të armatosur me dy automatikë dhe dy pistoleta, të blerë në Shtetet e Bashkuara.

Në një video të rregjistruar me celular brenda qendrës, dhjetëra persona të terrorizuar shoqërohen nga një polic për të dalë jashtë ndërtesës: Rrini të qetë, u thotë ai, do t’i pres unë plumbat përpara jush.

Babai i Faruk është shprehur se i biri ishte shumë besimtar dhe falej sa herë kthehej nga puna.

Tv Klan