BarakPresidenti amerikan Barak Obama i kërkoi homologut rus Vladimir Putin, të ushtrojë influencën e tij tek separatistët filo-rusë, të ndalin veprimet e dhunshme.

Kërkesën ai e bëri gjatë një bisede urgjente telefonike që pati me shefin e Kremlinit.

Obama shprehu shqetësimin e thellë, për ndërhyrjen e Rusisë, në nxitjen e dhunës në lindje të Ukrainës.

Por presidenti Putin hodhi poshtë këto akuza, duke i konsideruar ato si të pavërteta dhe të dyshimta.

Putin i kërkoi Obamës të përdorë të gjitha mundësitë që Shtetet e Bashkuara kanë në dispozicion për të ndihmuar në parandalimin e një gjakderdhjeje të mundshme.

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve antare të Bashkimit Europian paralajmëruan zgjerimin e listës me emrat e zyrtarëve rusë që ju ngrijnë asetet dhe ju ndalohet pajisja me vizë.

Gjatë takimit të së hënës në Luksemburg, ata vendosën lëvrimin e një shume prej 1 miliardë Euro si pjesë e paketës së ndihmës për Ukrainën.

U vendos gjithashtu edhe reduktimi i përkohëshëm i tarifave doganore për mallrat nga ky vend.

tv klan