Në fjalimin e fundvitit, njëherësh edhe i fundit për të si president i SHBA-ve, Barak Obama u përqendrua në disa çështje, si lufta e Sirisë, sulmi kibernetik i Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale apo tranzicioni i pushtetit të Donald Trump.

Sa i përket masakrës humanitare në Alepo, Obama theksoi se nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike dhe dënoi veprimet e regjimit qeveritar të Assadit dhe aleatëve të tij, Rusisë dhe Iranit.

 “Kemi parë një strategji të mirëmenduar për të rrethuar, e për të lënë të vdesin nga uria civilët e pafajshëm. Përgjegjësia bie mbi regjimin e Assadit, Rusinë dhe Iranin. Gjaku për këto mizori është në duart e tyre” është shprehur Obama.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë shefi Shtëpisë së Bardhë tha se e ka urdhëruar Vladimir Putinin të heqë dorë nga hakerimi i serverëve zgjedhorë. Obama fajësoi se pikërisht presidentin rus për sulmin kibernetik, duke nënvizuar se këto gjëra nuk kanë ndodhur me Rusinë kur nuk ishte Putin. Ai premtoi kundërpërgjigje, duke nënkuptuar një sulm të mundshëm kibernetik ndaj Moskës. Gjithçka që ata na e bëjnë ne, ne e kemi mundësinë t’ua bëjmë atyre, tha Obama.

Edhe pse nuk përmendi personalisht Donald Trumpin, presidenti në ikje tha se Republikanët nuk e kanë marrë seriozisht përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit.

Tv Klan