armet-us

Për armët, Presidenti amerikan, Barack Obama do të marrë veprime të njëanshme, duke shmangur Kongresin.

Në fjalimin e parë për vitin 2016, Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se do të takohet me Prokuroren e Përgjithshme, Loreta Linc, për të diskutuar hapat e metejshëm, sepse Kongresi dështoi për të adresuar dhunën nga armët.

“Ne e dimë që nuk mund të ndalojmë çdo akt dhune”,

 tha Presidenti amerikan, në adresë të të cilit kanë mbërritur shumë letra nga prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

“Po sikur të përpiqemi të ndalojmë vetëm një. Po sikur Kongresi të kishte bërë diçka për të mbrojtur fëmijët tanë”,

u shpreh ai.

Barack Obama e ka pranuar paaftësinë e tij për të fituar mbështetjen e Kongresit, për atë që ai e quan “mirëkuptimi për ligjin e armëve” dhe ky është zhgënjimi më i madh i presidencës së tij.

Analistët parashikojnë një reagim të ashpër të aktivistëve pro-armëve dhe republikanëve. Shoqata Kombëtare e Armëve ka nisur publikimin e disa videove, përmes të cilave sulmohen të gjithë ata që kërkojnë kontroll më të madh për armët në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan