Presidenti i SHBA -ve, Barack Obama, u ka falur dënimin 61 shpërndarësve droge, jo të dhunshëm. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai shpreson që ky veprim të nxisë sa më shumë falje.

Obama po nxit sistemin e amerikan të drejtësisë, që të ulë dënimin e shumë të burgosurve për krime jo të dhunshme, një politikë kjo e pazakontë për demokratët, thonë ekspertët.

“Nuk ka sens që një shpërndarës droge, jo i dhunshëm, të kalojë 20 ose 30 vitet të jetës në burg. Është një jetë e tërë dhe nuk i shërben askujt”,

ka thënë Obama, ndërkohë që konsumonte një hamburger me 4 gra dhe 3 burra, të cilëve i është falur dënimi dhe u është dhënë sipas tij, një shans i dytë në jetë.

Që prej fillimit të mandiatit të tij si President, Obama ka falur rreth 248 dënime dhe sipas Shtëpisë së Bardhë janë më shumë se faljet e 6 presidentëve së bashku. Më shumë se një e treta e tyre, ishin dënuar me burgim të përjetshëm./tvklan.al