KrimeaKëshilli Suprem i Ukrainës urdhëroi rekrutimin e rezervistëve në të gjithë territorine e vendit, si kundërpërgjigje e rritjes së pranisë ushtarake ruse në gadishullin e Krimesë gjatë 3 ditëve të fundit. Ndërkaq, e gjithë ushtria ukrainase prej rreth 160 mijë forcash është vënë në gadishmëri të lartë, duke marrë në ruajtje instalimet më të rëndësishme të vendit, përfshi edhe reaktorët bërthamorë. Më vonë gjatë ditës parlamenti në Kiev pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar gjatë natës një bisedë 90-minutëshe telefonike. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar kreut të Kremlinit që të tërheqë menjëherë trupat nga Krimea, të rrespektojë integritetitn territorial të Ukrainës dhe të angazhohet në negociata për zgjidhjen e situatës në këtë vend. Putin nga ana tjetër, ka shprehur shqetësimin për popullsinë rusisht folëse në Krime, një pjesë e të cilëve kanë shtetësi ruse. Sipas agjencisë “Russian Today” në gadishull po verifikohet dezertim në masë i ushtarëve dhe oficerëve të njësive ukrainase, duke lënë pas pa mbrojtje bazat dhe armatimin. Forcat e vëtëmbrojtjes në Krime – dukshëm forca të armatosura ruse – kanë nën kontroll të plotë të gjitha institucionet e gadishullit.

Deri tani 140 mijë ukrainas kanë kërkuar strehim në Rusi, sipas mediave të këtij vendi. Këshilli i Sigurimti të OKB i mbledhur në Nju Jork edhe pse ka diakutuar për situatën në Ukrainë i ka duart e lidhura për çdo vendim, për shkak të vetos së Rusisë. Ndërkaq, Këshilli i Atlantikut të Veriut mblidhet urgjent në Bruksel sot për të diskutuar për situatën.

Redi Skenderi