Obama, letër Nishanit: Shqipëria kontribut në luftën kundër ISIS



Obama, letër Nishanit: Shqipëria kontribut në luftën kundër ISIS

12:21 26/11/2015 obama_nishani

Presidenti amerikan Barak Obama vlerëson rolin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm në rajon.

Në një mesazh urimi me rastin e ditës së Pavarësisë, dërguar Presidentit Bujar Nishani, Presidenti Obama thotë se “u është mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan, si dhe anembanë botës”.

Ai thekson se këto kontribute “përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit”.

Në letrën e tij, Presidenti Obama thekson nevojën për thellim të marrëdhënieve të përbashkëta dhe vlerëson partneritenin e qëndrueshëm mes dy vendeve.

Një ditë më parë, Zv/Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi Shqipërinë si liderin e rajonit në luftën kundër terrorizmit.

Ai e bëri këtë deklaratë në samitin e Brdo - Brijunit ku po merr pjesë edhe Presidenti Bujar Nishani.

Në këtë samit, kreu i shtetit shqiptar shprehu nevojën e konkretizimit të iniciativës përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën ndaj terrorizmit.

Tv Klan






Të ngjashme