Obama: Marrëveshja e arritur varet nga Rusia




Obama: Marrëveshja e arritur varet nga Rusia

09:45 18/04/2014 ObamaPresidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes së arritur një ditë më parë në Gjenevë për Ukrainën, varet nga Rusia.

Gjatë një konference për shtyp në Uashington, Obama u shpreh i kënaqur me marrëveshjen e arritur një ditë më parë mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Ukrianës.

Përfaqësuesit e këtyre vendeve ranë dakort, që grupet ushtarake ilegale që kanë pushtuar ndërtesat e qeverisjes rajonale në lindje të Ukrainës, duhet të shpërbëhen.

Ministrat e jashtëm ranë gjithashtu dakort, t’u jepet amnisti të gjithë pjesëmarrësve në këto tubime.

Por Obama u shpreh skeptik se kjo marrëveshje do të zbatohet plotësisht.

Gjatë një telefonate me kryeministrin britanik Dejvid Kameron, presidenti Obama u shpreh se aleatët duhet të jenë gati të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse nuk zbatohet marrëveshja.

Tv Klan




Të ngjashme