Obama-FlightPresidenti Barak Obama e ka konsideruar të rëndësishme të drejtën për të reaguar njëanshmërisht ndaj Shtetit Islamik.

Lufta kundër terrorizmi është, aktualisht, fokusi kryesor i vendeve perëndimore, pas ngjarjeve të Parisit. Në fjalimin e përvitshëm para sesionit të përbashkët të dy dhomave të Kongresit, kreu i Shtëpisë së Bardhë, nënvizoi disa prej çështjeve më të ndjeshme për politikën e jashtme amerikane.

Barack Obama – President i SHBA: “I kërkoj Kongresit, që t’i tregojë botës se ne jemi të bashkuar në këtë mision, duke miratuar një rezolutë që autorizon përdorimin e forcës kundër Shtetit Islamik. Kemi nevojë për këtë autoritet. Sot, është Amerika që është e vëndosur dhe sëbashku me aleatët tanë, ndërsa Rusia është e izoluar me ekonominë e saj të copëtuar. Kjo është mënyra se si në udhëheqim, jo me mburrje, por me vendosmëri të qëndrueshme. Deri në pranverë, kemi shansin që të negociojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që e pengon Iranin të armatoset me arsenal bërthamor, duke siguruar Amerikën dhe aleatët tanë, përfshi këtu edhe Izraelin, që të shmanget një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme.”

Presidenti foli edhe për marrëdhëniet me Kubën, ku theksoi se mes dy vendeve ka nisur një erë e re, e ndryshme nga dekadat e mosbesimit. Obama tha se 2015 shënon përfundimin e angazhimit ushtrak në Afganistan, ndërsa theksoi se në këtë vend do të qëndrojë një kontingjent trajnues prej vetëm 15 mijë trupash.

Në planin e politikës së brendshme, Obama foli gjrësisht për zhvillimin ekonomik dhe daljen përfundimtare nga recesioni, fazë që e krahasoi me periudhën e pas depresionit të madh të shekullit të kaluar.

Për këtë qëllim, ai parashtroi disa propozime në mënyrë që shtresa e mesme të ketë më shumë përfitime nga ecuria positive e ekonomisë amerikane. Mes tyre, përfshihet një sistem i ri taksash; rritjen e pagës minimale; pagë të barabartë mes grave dhe burrave për të njëjtin vend pune; një sistem të përballueshëm financiar për studentë; kontroll më të fortë kibernetik dhe për të drejtat e konsumatorit.

Megjithatë, këto propozime do të hasin në kundërshtinë e fortë të republikanëve që kanë kontrollin e plotë të Kongresit dhe sinjalin e parë në këtë linjë e dha senatorja Joni Ernst.

Tv Klan