OBAMA RENZIPresidenti amerikan Barak Obama e ka mbyllur turin e tij europian, pas qëndrimit në Holandë e Bruksel, me ndalesën në Romë, ku zhvilloi bisedime të nivelit të lartë me kryeministrin Mateo Renzi. Të dy liderët në konferencën e përbashkët për shtyp kanë ritheksuar rëndësinë e angazhimit politik për zgjidhjen paqësore të krizës ruso-ukrainase.

Obama dhe Renzi kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh në marrëdhëniet dypalëshe, që i vlerësuan si të shkëlqyera, ndërsa u pa qartë entuziazmi në sytë dhe gjestet e kryeministrit të ri italian për këtë vizitë.

Më herët gjatë kësaj të enjtet presidenti amerikan u prit në një takim 50-minutësh nga Papa Françeskun . Ky ishte takimi i parë  mes tyre qëkurse ati i shenjtë u zgjoh në krye të Vatikanit vitin e kaluar.

Gjatë qëndrimit në Romë, Obama u takua edhe me presidentin Xhorxho Napolitano.