obama

Pavarësisht kundërshtimit nga Kongresi, Presidenti amerikan, Barak Obama është i vendosur t’i shkojë deri në fund planit për armët. Sipas planit, që ai do ta bëjë publik në orët në vijim parashikohet që:

-Të gjithë shitësit e armëve të marrin informacione të detajuara për blerësit.

-Shtetet të japin informacione për personat e paaftë, si pasojë e sëmundjeve mendore apo dhunës brenda familjes.

-FBI të shtojë stafin e saj për të kryer kontrollet e nevojshme për blerësit.

-Departamentet e Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Sigurisë të përpiqen , përmes teknologjisë, të përmirësojnë sigurinë.

Kundërshtarët republikanë thonë se beteja do të jetë e vështirë, madje disa nga kandidatët në garën presidenciale thonë se do t’i anullojnë masat sapo të shpallen fituesit e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan thotë se “masat e reja që ai do të ndërmarrë janë brenda kompetencave të tij ligjore dhe në përputhje me Amendamenti e Dytë të Kushtetutës, që u jep amerikanëve të drejtën për të patur armë”.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, megjithëse ato nuk do të zgjidhin ccdo krim, të paktën do të shpëtojnë jetë njerëzish të pafajshëm. Prej viteve ’90 Kongresi i Shteteve të Bashkuara nuk ka miratuar asnjë ligj për kontrollin e armëve.

Tv Klan