Obama-MerkelShtetet e Bashkuara dhe Gjermania ndajnë të njëjtin qëndrim që Rusia duhet të influencojë te grupimet filoruse në Ukrainë që të dorëzojnë armët. Presidenti Barak Obama dhe kancelarja Angela Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp, thanë se është e turpshme mbajtja nën arrest për më shumë se një javë e vëzhguesve të OSBE nga këto grupime në lindje të Ukrainës.

Të dy liderët kërkuan angazhimin e Moskës zyrtare në lirimin e vëzhguesve, 4 prej të cilëve janë gjermanë. Obama dhe Merkel konfirmuan gjithashtu vullnetin e përbashkët për zbatimin e plotë të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, në lidhje me situatën në Ukrainë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA po planifikon sanksione për sektorë të tërë të ekonomisë ruse, në rast se Moska do të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në 25 maj në këtë vend.

Obama dhe Merkel konfirmuar mbështetjen për autoritetet e reja në Kiev dhe thanë se kjo mbështetje përfshinë edhe pakëtën ekonomiko-financiare për stabilizmin e situatës në këtë vend.

TV KLAN