Teksa po mbushet viti nga dorëzimi i presidencës të Donald Trump, Barak Obama nuk e ka humbur ende pëlqimin e njerëzve, veçanërisht ndjekësve në rrjetet sociale.

Gjatë natës së Krishtlindjeve, ish-presidenti amerikan ishte më i pëlqyer se pasuesi i tij në Tuiter.

Urimi i familjes Obama u pëlqye nga 724 mijë vetë dhe u shpërnda nga 149 mijë të tjerë, ndërsa video uruese e Trump mori vetëm 128 mijë pëlqime dhe 34 mijë shpërndarje.

Nuk mjaftoi as rikthimi në traditë për shefin e Shtëpisë së Bardhë, i cili uroi amerikane me shprehjen “Gëzuar Krishtlindjet”, një urim që siç tha ai po humbet gjithmonë e më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që Trump mundet nga Obama në Tuiter, ndonëse presidenti amerikan është një nga figurat më ndërvepruese e më të ndjekura në rrjetet sociale.

Tv Klan