ObamaPresidenti amerikan Barak Obama ndodhet sot në Bruksel për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me liderët e Bashkimit Europian dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO.

Sipas axhendës së publikuar, bisdimet do të përqëndrohen në marrëdhëniet biletarale në fushën e tregtisë dhe në çështjet e sigurisë pas skandalit me përgjimet dhe situatën në Ukrainë.

Fillimisht ai do pritet nga Herman Van Rompoj dhe Hoze Manuel Barroso në samitin BE-SHBA dhe më pas, është parashikuar takimi me Anders Fog Rasmusen.

Konferenca përmbledhëse e shtypit e presidentit Obama rreth bisedimeve të sotme është parashikuar ë mbahet rreth orës 17.

Autoritetet belge kanë marrë masa ekstreme sigurie për këtë vizitë, duke angazhuar rreth 800 forca policie shtesë, ndërsa kostoja e këtyre masave llogaritet në 10 milionë euro për më pak se 24 orët e qëndrimit të Obamës në Bruksel.

R. Skenderi