Obama signs the Veterans Access to Care through Choice, Accountability, and Transparency Act of 2014Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë krijimin e një kalifati në Lindjen e Mesme.

Por sipas tij, për këtë është i nevojshëm angazhimi i qeverisë së Bagdadit.

Përmes një deklarate në Uashington, për çështjen e Irakut,  Obama u shpreh se udhëheqësit e Bagdadit duhet të punëojë për të të pasur një qeveri të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që që t’a mbajë të bashkuar Irakun.

BARAK OBAMA, PRESIDENT I SHBA: Ne do të jemi partnerët tuaj. Por ne nuk jemi të gatshëm të ridërgojmë trupa ushtarake në terren, për të marrë nën kontroll situatën. Nuk mund t’a bëjmë ne, atë që ju nuk keni vullnet t’a bëni për veten tuaj.

Përsa i përket kohëzgjatjes së sulmeve ajrore amerikane, Obama nuk përcaktoi një afat fiks, por tha se ajo do të kërkojë kohë.

BARAK OBAMA, PRESIDENT I SHBA: Ne mund t’i mposhtim militantët e Shtetit islamik për një periudhë të caktuar kohe. Por sapo avionët tanë të largohen.

Avionët ushtarakë amerikanë vijuan edhe sot goditjet nga ajri ndaj objektivave të xhihadistëve në rajonet veriore.

Megjithatë militantët e shtetit islamik thonë se bombardimet, deri më tani nuk kanë pasur asnjë ndikim tek ata.

Avionët transportues të ushtrisë amerikane hodhën nga ajri edhe ndihma ushqimore për popullsinë e rajoneve kurde që ka braktisur masivisht qytetet dhe janë fshehur në male.

Këto pamje tregojnë banorët shiitë dhe të krishterë të Mosulit, të cilët vijojnë të largohen nga qyteti, pas kërcënimeve të grupit të drejtuar nga Abu Bakr al Bagdadi, se nëse nuk largohen do të vriten.

E njejta situatë edhe me minorancën Jezide në malet sinjar si dhe në Irbil, ku janë të përqëndruara bombardimet amerikane.

Turqia ka nisur të presë dhjetëra regugjatë nga Iraku dhe po dërgon ndihma për banorët që janë të prekur nga konflikti.

Megjithatë nuk është parashikuar ndonjë ndërhyrje ushtarake, derisa kufijtë e këtij vendi të jenë të kërcënuar.

Redaksia/Tv Klan