Obama nxit Trump t’i bëjë ballë Rusisë



Obama nxit Trump t’i bëjë ballë Rusisë

20:01 17/11/2016

Duke folur në Berlin, Obama tha se shpreson se presidenti i sapozgjedhur amerikan nuk duhet thjesht të merret me një qasje politike që ka të bëjë me Rusinë.

Ai tha se ishte inkurajuar nga këmbëngulja e Trump, se do të mbetej tërësisht i përkushtuar në aleancën e NATO-s.

Obama foli pas bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel.

_92487490_mediaitem92487487

Dy aleatët e ngushtë theksuan nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë midis vendeve të tyre, si dhe atë mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Ata vlerësuan njëri-tjetrin për lidershipin, ndërkohë që Obama vuri në dukje vlerat themelore, integritetin, vërtetësinë, dhe mendimtarinë" e Merkel.

Obama tha se shpresonte që Trump do të kërkonte një marrëdhënie konstruktive me Rusinë, “duke gjetur fusha ku mund të bashkëpunojmë me të, ku vlerat dhe interesat tona përplasen".

_92488687_mediaitem92488686

Por ai tha gjithashtu se shpresonte që Trump "të jetë i gatshëm t’i bëjë ballë Rusisë, kur ata të devijojnë nga vlerat dhe normat tona ndërkombëtare”.

"Nuk pres që presidenti i zgjedhur të ndjekë pikërisht qasjen tonë politike, por unë shpresoj se ai nuk do thjesht të marrë një qasje reale të politikës, por të mos ndërpresë disa marrëveshje me Rusinë edhe nëse qoftë se lëndon njerëz, shkel normat ndërkombëtare, lë vendet e vogla të pambrojtura, ose lë probleme afatgjata në rajone si Siria. Ne do bëjmë atë që është e përshtatshme për këtë kohë ", deklaroi Obama./tvklan.al






Të ngjashme