US President Barack Obama at North America SummitPresidenti amerikan Barak Obama reagoi për të parën herë publikisht për çështjen e Ukrainës.

Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, ai paralajmëroi Rusinë se ndërhyrja ushtarake në këtë vend, do të ketë kosto të larta. Obama akuzoi Moskën se po provokon të fusë Ukrainën në një konflikti të armatosur, duke dërguar trupa në rajonin e Krimesë.

Presidenti Obama i kërkoi homologut Putin, të japë kontributin e tij për të ruajtur paqen në rajonin autonom të Krimesë në këto momente të vështira.

Një ditë më parë 10 helikopterë rusë shkelën hapësirën ajrore të Ukrainës. Ndërsa trupa ruse morën nën kontroll disa aeroporte në Krime dhe u vendosën nën mbikqyrje të parlamentit rajonal.